×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Anti-KÇK edhe për ata që kanë përdhunuar dhe shitur vajzat

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 11:48

    Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit thotë se paketa anti-KÇK është fytyra e qeverisë së tij.


    “ Është e vërtetë paketa anti KCK është fytyra e qeverisë sonë, 100%. Nga ana tjetër ju siguroj se shqiptarët nuk pyesin për syzet e diellit pa ditë me shi të asaj vajzës, por pyesin çdo ditë e më shumë për shiun e lotëve të shumëkujt që ka një zë në publik përfshirë edhe juve, për ata që ua kanë fshirë diellin nga sytë, viktima të krimit të organizuar”

    Ai tha se qeveria e tij i shpallë luftë krimit.

    “Paketa anti-KÇK është për prindërit që kanë parë vajzat e përdhunuara. Për ata që u kanë fshirë diellin nga sytë të mijëra vajzave të trafikuara në rrugët e Evropës. I kanë fshirë diellin nga sytë mijëra prindërve që i shikojnë fëmijët të droguar. I kanë fshirë diellin nga sytë shumë jetimeve që kanë mbetur pa baballarë që ja kanë vrarë këta,” deklaroi ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!