×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Asnjë familje nuk është jashtë, gati logjistika për strehimin

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 7:59

    Kryeministri Edi Rama se të gjithë personat që i janë prishur banesat janë strehuar.


    Ai në mbledhjen e qeverisë tha se pas përcjelljes në banesën e fundit të viktimave të tërmetit, do të nisë edhe strehimi i atyre që qëndrojnë në çadra në Thumanë.

    “Faleminderit të gjithë atyre që janë të pranishëm që janë të përfshirë në organizmin e aktivitetit për këtë situatë. Ka qenë një mrekulli e vogël që nga mbrëmë nuk ka asnjë familje që nuk e ka një strehë dhe nuk është e mbrojtur nga i ftohti dhe shiu. Duhet punuar me shumë këmbëngulje. Të gjithë ata që po asistojnë bashkinë e Durrësit, duhet t’i spostojnë të gjithë drejt hoteleve. Me gjithë mirëkuptimin me vështirësitë psikologjike që kanë disa njerëz për të hyrë në tavan është e rëndësishme të mendohet se kjo nuk do të jetë një histori e përkohshme. Do na duhet shumë vëmendje ndaj këtyre njerëzve edhe një durim i hekurt që ne duhet ta kemi. Ata janë të mirëkuptuar që të kenë vështirësi për ta pasur. Në zonën e Thumanës kemi njerëz në çadra. Duam të përcjellim të humburit, të vdekurit, numri i të cilëve ka arritur në 39. Pas përcjelljes së tyre në banesën e fundit do të jetë gati logjistika për t’i strhehuar dhe për t’i ushqyer”, tha Rama

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!