×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama i lodhur nga politika, argëtohet me studentët

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 22:50

    Situata e tensionuar politike nuk e ka penguar kryeministrin Edi Rama që të argëtohet me disa studentë.


    Në një event të organizuar pasditen e së hënës në lulishten përpara Kryeministrisë ishin mbledhur studentë, pjesë e Paktit për Universitetin.

    Në videon e postuar nga Rama në “Facebook” duken studentët që pinë birra e dëgjojnë këngë rock, së bashku me kryeministrin. Të pranishëm në këtë event kanë qenë edhe disa ministra e deputetë socialistë, transmeton bw.

    Eventi argëtues bëhet në kohën që PS ka deklaruar se ka nisur procedurat për të shkarkuar presidentin e vendit Ilir Meta.

    Është hera e parë në historinë e parlamentarizmit shqiptar që mund të ndërmerret një akt i tillë ekstrem, ku parlamenti të shkarkojë kreun e shtetit. Ndërkaq, presidenti Meta tha se nuk heq dorë nga shtyrja e zgjedhjeve lokale.

    https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2342816335977975/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!