×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama merr dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

    Reporteri
    02 Shkurt 2021 | 10:09

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë këtë të martë dozën e dytë të vaksinës COVID. Gjatë komunikimit me mjekët, Rama tha se nuk ka pasur asnjë efekt anësor për shkak të vaksinës.


    Në po të njëjtën kohë, vaksinën e mori edhe drejtoresha e Infektivit, Najada Çomo, e cila është personi i parë që u vaksinua në Shqipëri me vaksinën antiCovid.

    Procesi i vaksinimit në Shqipëri nisi më 11 Janar dhe kryhet në ambientet e stadiumit “Air Albania” në kryeqytet.

    Ndërkohë mbrëmjen e së hënës, në Shqipëri arritën dozat e para në bazë të kontratës me kompaninë Pfizer. Janë 1170 doza që kanë ardhur dhe do të përdoren për ata që kanë marrë dozën e parë. Rama tha se këto doza do të përdoren edhe për grupet e riskut.

    Po ashtu kryeministri bëri me dije se brenda muajit Shkurt do të vijnë të tjera doza. Kreu i qeverisë ka paralajmëruar edhe një marrëveshje të mundshme me AstraZeneca duke thënë se po vijojnë negociatat me ta.

    Deri më tani në Shqipëri janë vaksinuar rreth 660 mjekë dhe infermierë./tvklan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!