Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se nuk bëhen teste Coronavirusi për qejf, siç e quan ai, nëse nuk ka shqetësime.
Rama deklaroi sot se dhe ai vetë nuk do ta bëjë testin, pasi nuk ndjen ndonjë simptomë.
”Teste për qejf nuk bëhen, nëse ke shqetësim – po”.
”Është një grip i pazakonshëm, pasi nuk i njohim vaksinën, por shpërndahet si çdo grip tjetër. Unë nuk kam nevojë të shkoj të bëj testin, pse do ta bëj kur nuk ndjen asgjë?”
”Por probabiliteti që unë të bëhem transportues rritet nëse jam i pakujdesshëm, nëse nuk ruaj të tjerët”, u shpreh kryeminsitri Rama shkruan lapsi.
Sot Rama njoftoi masa të tjera të ashpra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, si ndalimi i lëvizjes me automjete në disa qytete të vendit./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.