×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama paralajmërim të fortë mediave që përhapin panik: Do detyrohem t’i mbyll forcërisht

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 11:35

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka bërë një reagim të ashpër ndaj të gjithë portaleve dhe kanaleve të informimit që në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë, bëjnë lajme të rreme dhe përhapin panik.


    Kryeministri shpjegon se në kuadër të ligjit për gjendjen e jashtëzakonshme, do të jetë i detyruar që të ndërhyjë edhe forcërisht nëse kjo situatë vijon të përsëritet.

    “Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se në kushtet dhe kuadrin ligjor të gjendjes së jashtëzakonshme, do jem i detyruar të ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre deri në fund të kësaj faze dramatike, nëse vazhdojnë me lajme te rreme që hapin panik!” shkruan Rama.

    Më pas kryeministri shton se në këtë situatë të jashtëzakonshme duhet matur çdo fjalë dhe është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma.

    “Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!” shkroi Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!