Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se të gjithë rusët që refuzojnë rekrutimin dhe ikin nga vendi janë të mirëseardhur në Shqipëri.
“Rusët janë të mirëseardhur në Shqipëri”, tha Rama.
Presidenti rus, Vladimir Putin, javën e kaluar udhëroi për një mobilizim të pjesshëm në Rusi.
Sipas dekretit të publikuar në faqen e Kremlinit, shtetasit rusë nga 18 dhe 50 bien nën mobilizimin e pjesshëm ushtarak, ata do të paguhen si personel ushtarak me kontratë dhe do të kenë të njëjtin status.
Rreth 300 mijë rezervistë do të thirren për mobilizim të pjesshëm. Sipas dekretit, qeveria ruse do të financojë aktivitetet e pjesshme të mobilizimit dhe do të marrë masat e nevojshme për të plotësuar nevojat e ushtrisë ruse.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.