×
  • Lajme
  • Shqipëria / Vizita në Paris

    Rama sot pritet në pallatin Elysee nga presidenti francez, Macron

    Reporteri
    12 Prill 2024 | 8:28

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim “tetë a tetë” me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

    Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Francë, Rama do të pritet sot në orën 12:30 në një ceremoni zyrtare, e më pas në orën 13:00, do të mbërrijë në Pallatin Elysee, ku do të mirëpritet nga Macron me të cilin do të mbajë edhe një deklaratë për shtyp.

    Më pas, në praninë e kryeministrit Rama dhe presidentit Macron do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes vendeve.

    Kurse në orën 14:45, Rama dhe Macron do të zhvillojnë një takim kokë më kokë mes tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!