×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Reshjet e borës në veri të Shqipërisë, Rama i bën thirrje shoferëve të respektojnë rregullat

    Reporteri
    10 Dhjetor 2024 | 13:52

    Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura dëbore ditët e fundit, veçanërisht në veri.

    Lidhur me situatën në vend ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.

    Rama apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të ndjekin udhëzimet, për të shmangur aksidentet.

    Ndërkohë që njofton se grupet e punës dhe mjetet borëpastruese ndodhen në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa.

    “Reshjet e dëborës nuk kanë penguar grupet tona të punës dhe mjetet borëpastruese, të cilat janë në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe ndiqni udhëzimet”, shkruan Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!