Pas më shumë se 40 ditësh shtetrrethim, këtë të hënë ka nisur rihapja graduale e bizneseve, të cilat i përkasin listës së lejuar nga qeveria.
Në kryeqytet, aktivitetin këtë fillim jave e nisën, disa biznese si byrektoret dhe fast-food-et, dyqanet e produkteve kozmetike, dyqanet për celularë, dyqanet e orendive shtëpiake, dhe të aksesorëve.
Puna e parë që disa prej pronarëve të bizneseve bënë, ishte dezinfektimi i pajisjeve me të cilat do punojnë.
Disa prej tyre ankohen se pavarësisht hapjes, shitjet në këtë ditë të parë të punës ishin shumë të pakta.
“Vetëm një laps kam shitur. Kjo për mendimin tim është kot pasi është ndaluar lëvizja e njerëzve. Ata do vinin të blinin. Në njëfarë mënyre unë dal kot.”
Ndonëse jo gjithë bizneset e lejuara u hapën këtë javë, një pjesë e tregtarëve shprehen se do hapin në një moment të dytë pasi të pajisen dhe autorizimin përkatës.
Madje tek tregu “Çam” kishte tregtarë që po kryenin restaurime para hapjes së aktivitetit të përditshëm.
Ky është autorizimi, të cilin duhet ta kenë të gjitha këto biznese që lejohen të funksionojnë, pasi në mungesë të tij rrezikojnë penalitete.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.