Një sherr mes disa adoleshentëve ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në zonën e Skelës, në Vlorë.
Balkanweb raporton se sherri mes të rinjve ka ndodhur për një vajzë.
Nga sherri i adoleshentëve 18-vjeçarja ka humbur ndjenjat dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Si ndodhi ngjarja:
Një grup djemsh kanë pritur një djalë jashtë Pallatit të Kulturës, ku njëri prej tyre ka hyrë dhe e ka thirrur “hajde të bëjmë një foto”, ai e ka kuptuar që do e dhunonin dhe nuk ka dalë. Prandaj, ata kanë hyrë brenda dhe e kanë goditur pa ndalim.
Në atë moment, vajza e cila mendohet se ka qenë “molla e sherrit” ka tentuar të shpëtoj të riun, por nuk ka mundur dot dhe ka humbur ndjenjat.
Është dashur ndërhyrja e personave të tjerë për të shpëtuar të riun, ndërsa për vajzën është thirrur ambulanca, e cila e ka transportuar në spital.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.