×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rrëfimi i ish-partneres së McGonigalit: Pashë çantë me para, më tha se ishte nga basti

    Reporteri
    05 Shkurt 2023 | 21:33

    Allison Guerriero, ish-partnerja e Charles McGonigalit, ish-agjent në FBI, ka rrëfyer për jetën e tij, që bënte pak para se të arrestohej për marrje të parave nga punonjës të shërbimeve inteligjente shqiptare.

    Guerriero deklaroi për Euronews të dielën se e kishte parë ish-agjentin me një çantë të madhe me para, por ai s’ia kishte thënë të vërtetën për prejardhjen e tyre.

    “Në një mëngjes kur ne po shkonim për në punë, më ra në sy afër këpucëve në dysheme një çantë plastike me para të thata. E pyeta se për kë ishin dhe nga vinin, por më tha që kishte vënë një bast në një lojë bejsbolli dhe kishte fituar. Unë e besova sepse nuk kisha arsye për të mos e besuar. Unë isha e zënë me punët e mia dhe thashë: OK, shumë bukur! Nuk i kushtova shumë rëndësi veprimeve të tij. Gjatë marrëdhënies tonë në janar të 2017 unë kam pasur një ndërhyrje vazektomi e dyfishtë dhe kam qenë shumë e shqetësuar për veten time”, deklaroi ajo.

    Sipas saj, McGonigal nuk shpenzonte shumë para pas saj, por i preferonte restorantet e shtrenjta. Ajo theksoi se kurrë s’e kishte pyetur për pasurinë pasi vetë ishte e zënë me punë.

    “Nuk kam pasur dyshime për të ardhurat e McGonigal. Vetëm atë çantën me para ku pashë një sasi të madh parash të cilën e vura në pikëpyetje. Në Neë York të kesh para kesh 5-10 mijë dollarë nuk është ndonjë gjë e madhe, është vetë jeta e tillë dhe është e zakonshme që njerëzit të kenë aq para me vete”.

    Mediumi prestigjioz amerikan, Neë York Times, ka nxjerrë detaje të reja nga afera e ish-zyrtarit të Byrosë Federale të Hetimeve në Amerikë, Charles McGonigal, dhe kontaktet që kishte me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

    Sipas një shkrimi, përderisa McGonigal vazhdonte të kishte raporte me Ramën, ai në të njëjtën kohë paguhej nga oligarku rus Oleg Deripaska, i përfolur edhe si pjesë e rrethit të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin.

    Sipas aktakuzës, ish zyrtari i FBI-së rezulton të ketë marrë në vitin 2017 një shumë prej 225 mijë dollarësh nga shqiptaro-amerikani Agron Neza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!