Një 60-vjeçare, e cila ka rrezikuar mbytjen në plazhin e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë është shpëtuar.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për shtetasen D.M, 60 vjeç.
“Sot, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, shtetasja D. M., rreth 60 vjeçe, e cila ka rrezikuar të mbytet në plazhin “Uji i Ftohtë”. Aktualisht kjo shtetase ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, informuan blutë e Vlorës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.