Fundi i dhjetorit po e përballë pikën kufitare të Shqipërisë në Morinë me një fluks të lartë të njerëzve,
Top Channel raporton se vetëm për 24 orë kanë hyrë e dalë në këtë pikë 25 mijë njerëz.
Në hyrje janë përpunuar të dhënat e 9,573 shtetas me 3,719 automjete. Ndërsa në dalje 15,495 shtetas me 4,787 automjete.
Ndërkohë janë shmangur radhët në kufi falë lëvizjes së lirë duke punuar me procedurë të përshpejtuar.
Aktualisht po punohet me 8 sportele në të dy kahet e kufirit të Morinës.
Shumë qytetar si nga Kosova por edhe nga Shqipëria zgjedhin që pushimet e festave ti kalojnë duke vizituar vendet turistike.
Lëvizja gjatë festave rritet edhe për arsye se shumë emigrant vinë nga vendet e Evropës ku edhe punojnë për të kaluar pushimet në vendlindje me të afërmit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.