×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rritet numri i vdekjeve nga Coronavirusi në Shqipëri, konfirmohet viktima e pestë

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 10:06

    Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë mëngjesit të sotëm ka vdekur një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.


    61-vjeçari nga Tirana ishte vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

    61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

    Vdekja e tij çon në pesë numrin e viktimave nga Coronavirusi në Shqipëri.

    Po sot një edhe 43 vjeçar ka vdekur nga kjo pandemi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!