Ditën e djeshme, moti i keq në Gramsh rezultoi fatal për një prej blegtorëve të zonës, i cili humbi 165 krerë dhenë nga tufa e tij, pasi u goditën nga shkreptima e rrufesë.
E gjithë tufa ngordhi, por fatmirësisht shpëtoi çobani i saj Skënder Shuli, i cili me lot në sy bëri apel për ndihmë nga qeveria, pasi tha se familja e tij prej 6 anëtarësh kishte si burim të ardhurash gjedhët.
“Sot rrufeja nuk goditi vetëm tufën time, por gjithë familjen”, tha blegtori Shuli.
Ditën e sotme banorët e zonës si dhe ekspert nga Ministria e Bujqësisë kanë bërë groposjen e deleve, ndërsa blegtori, i cili ka kaluar gjithë jetën me mbarështimin e tyre nuk mundi t’i bashkohej bashkëfshatarëve, pasi gjendja e tij psikologjike është tepër e rënduar.
Ndërkohë, sipas banorëve shiu ka qenë shumë i rrëmbyeshëm dhe i shoqëruar me vetëtima të fuqishme, aq sa në zonë prej vitesh nuk mbahej mend një stuhi e tillë. /BW
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.