Sali Berisha u shfaq më shumë se i bindur se administrata e re amerikane, nën drejtimin e Trump, do ta heqë masën non grata ndaj tij.
Kreu i demokratëve lëshoi akuza të ashpra dhe ndaj ish-ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila sipas tij kur u vendosën sanksionet kërkoi nga diplomatët e vendeve të tjera që të bashkohen me to, por që u kundërshtuan ashpër nga ambasadori i ndjerë gjerman.
“Nuk kam dyshim. SHBA nuk do pajtohen me puçin që u bë, me grushtin e shtetit që u bë vetëm që t’i jepen pushtet narkodiktatorit Edi Rama. Historia nuk bëhet me retushime si Enver Hoxha apo Yuri Kim. Ata që bëjnë veprime të tilla janë Donkishotër. Ne u ndëshkuam për vlerat që besonim.
Në takimin e parë pas shpalljes non grata që Yuri Kim bëri me ambasadorët e vendeve të mëdha iu kërkoi të solidarizohen. Ambasadori gjerman i tha që ne nuk solidarizohemi pasi ju nuk na pyetet ne kur e morët këtë masë dhe nuk keni asnjë fakt për korrupsionin e Sali Berishës. Ai I tha se ajo e bëri këtë për të ndihmuar Edi Ramën”, tha Berisha në A2 CNN.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.