×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sekuestrohet kallashnikovë, pistoletë dhe fishekë luftarak në Lezhë

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 16:34

    Policia e Lezhës ka sekuestruar dy armë zjarri, një sasi fishekësh luftarakë dhe ka vënë në pranga poseduesin e tyre.


    Policia njofton se i arrestuari është shtetasi N. P., banues në Kallmet.

    Arrestimi i tij u bë pas kontrollit ushtruar në banesën e tij ku iu gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehëra me 54 fishekë, si dhe 1 pistoletë me 2 krehëra me 15 fishekë.

    “Në përfundim të veprimeve të kryera, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë bënë arrestimin e shtetasit N. P., për veprën penale ‘Armëmbajtja pa leje’”, njofton policia, shkruan oranews.

    Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!