×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sëmundja e murtajës në Shkodër, ngordhin 80 dele – do të asgjësohen 200 krerë

    Reporteri
    19 Qershor 2025 | 19:19

    Përhapet më shumë sëmundja e murtajës në territorin e Bashkisë Shkodër.

    80 krerë dele kanë ngordhur si shkak i kësaj sëmundje në familjen Qokthi në fshatin Trush.

    Si rrjedhojë do të bëhet edhe asgjësimi i 200 krerëve të tjera për të mos përhapur sëmundjen bën të ditur fermeri Kujtim Qokthi.

    Të paktën 55 lekë është dëmi ekonomik i shkaktuar në këtë familje, teksa i bëjnë apel shtetit për ndihmë, pasi mundi i 30 viteve punë po shkon dëm.

    Sipas fermerit, dyshimet janë se kjo sëmundje ka ardhur nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia./Euronews Albania

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!