×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shërohen rreth 75 për qind e të infektuarve në Shqipëri

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 17:25

    Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Shqipërinë janë infektuar 12 persona me COVID-19.


    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 170 teste të dyshuar si të infektuar por vetëm 12 prej tyre kanë dalë pozitiv.

    Rastet e të prekurve janë 8 në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 rast në Fier.

    “Në 24 orët të fundit janë testuar 170 qytetarë të dyshuar si të prekur me COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme. Shpërndarja e të prekurve me COVID-19 është si vijon: 8 raste në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 në Fier. Të shëruar janë 23 qytetarë. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 868 qytetarë. Prej tyre 650 qytetarë ose rreth 75 për qind janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz”, tha Gentiana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!