Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës, pasi kanë kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrit të uniformave blu.
Policia njofton se mbrëmjen e kaluar të arrestuarit janë konfliktuar në një lokal dhe kanë vijuar përplasjen edhe pas ndërhyrjes së “bluve” të Korçës. Për pasojë, policia ka arrestuar tre qytetarët A. S., A. Xh. dhe L. M.
Njoftimi i policisë:
Kundërshtuan dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, arrestohen në flagrancë tre shtetas.
Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Policisë janë njoftuar se në lagjen nr 18 në Korçë, në një lokal, disa shtetas po konfliktoheshin për motive të dobëta me njëri-tjetrin.
Pas mbërritjes në vendngjarje të patrullës së Policisë, tre shtetasit A.S, 27 vjeç; A.Xh, 41 vjeç dhe L.M, 40 vjeç, banues në Korçë, kundërshtuan dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të rendit, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e situatës dhe për shoqërimin e tyre drejt ambjenteve të Komisariatit.
Tre shtetasit e lartpërmendur, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, të kryera në bashkëpunim”.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.