×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sherri me thika mes tre adoleshentëve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, vdes 14-vjeçari

    Reporteri
    18 Nëntor 2024 | 17:06

    Tre adoleshentë janë zënë me thika pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

    Mësohet se ata janë nxënës të kësaj shkolle, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e sherrit mes tyre.

    Sipas informacioneve, 14-vjeçari, i cili ishte në gjendje të rëndë ka vdekur në spital, ndërsa tjetri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

    Adoleshenti i tretë është shoqëruar në polici, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të sherrit.

    “Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, sipas njoftimit të policisë./Top Channel/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!