×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkarkohet prokurori i Tiranës

    Reporteri
    06 Shtator 2022 | 11:16

    Prokurori i Tiranës Bajram Breçani, është shkarkuar nga detyra këtë të martë.

    Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti probleme në dy kritere, pasurinë dhe profesionalizmin.

    Breçanit iu gjet një dosje me probleme për një të akuzuar për vrasje, të cilit i ishte pushuar akuza.

    Për herë të parë ish-prokurori i Tiranës u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, të enjten, më 1 shtator.

    Gjatë seancës dëgjimore ai dha shpjegime për balancat negative të konstatuara në hetimin pasuror si dhe për gjetjet në kriterin profesional. Ndërkohë, Breçani mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.

    Breçani ka deklaruar se disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 145 m2 në një truall me sipërfaqe 460 m2 dhe një pjesë shpati rreth 300 m2. Ai ka shpjeguar se e ka blerë truallin së bashku me dy vëllezërit në vitin 1995, pa dokumente ligjore dhe se e kanë ligjëruar nëpërmjet një kontrate të vitit 1998, kundrejt vlerës 368 mijë lekë.

    Breçani e ka filluar karrierën si prokuror në vitin 1995 dhe e ka ushtruar këtë detyrë deri në vitin 2000. Ai është rikthyer në sistemin e drejtësisë në vitin 2013 si prokuror në Prokurorinë e Krujës. Një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit ku ka shërbyer deri në vitin 2016, kur u caktua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë./Euronews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!