×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkrumbohet banesa në Lushnje

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 18:16

    Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një banesë në Lushnje. Zjarri ka rënë në katin e pestë të një pallati në lagjen ‘Saver’.


    Pasi janë njoftuar nga banorët, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe kanë bërë të mundur izolimin e flakëve në mënyrë që të mos përhapet në banesat e tjera të pallatit.

    Zjarrfikësit kanë luftuar me flakët për rreth një orë e gjysmë deri në shuarjen e plotë të zjarrit, raporton shqiptarja.com.

    Fatmirësisht në banesë në momentin e zjarrit nuk ka pasur asnjë banor brenda, pasi kishin shkuar në tokat e tyre për t’i punuar.

    Sipas zjarrfikësve, zjarri ka ardhur si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike dhe më pas e favorizuar nga era është përhapur në të gjithë shtëpinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!