×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkrumbohet bujtina në qendër të Thethit, zjarri dyshohet se u shkaktua nga rryma

    Reporteri
    20 Gusht 2022 | 19:37

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë bujtinën në qendër të fshatit turistik Theth në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në bujtinën që është në pronësi të dy vëllezërve.

    Dyshohet se zjarri është shkaktuar prej problemeve me energjinë elektrike dhe ka shkrumbuar pothuajse pjesën më të madhe të ndërtesës.

    Njëri prej pronarëve të bujtinës tha se shkak i zjarrit ka qenë luhatja e tensionit të energjisë elektrike. Banorët e zonës kanë shkuar menjëherë për të shuar flakët ndërsa zjarrfikësja mbërriti në vendngjarje me 3 orë vonesë. Aktualisht vijon puna nga forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

    Është kërkuar dhe ndërhyrja nga ajri, por sipas pronarit ka qenë e pamundur.
    Si pasojë e zjarrit nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëm të konsiderueshëm material dhe financiar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!