×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpëtohet nga mbytja në pishinë 25-vjeçarja në Shqipëri

    Reporteri
    22 Gusht 2022 | 22:52

    Një 25-vjeçare që u raportua e mbytur në ambientet e pishinës së një lokali në Linzë, është shpëtuar.

    Policia e ka gjetur vajzën brenda në pishinë në gjendje të rëndë. Ajo ishte e shoqëruar nga një djalë 32-vjeçar.

    Policia njoftoi se pasi mori ndihmën e parë mjekësore nga stafi i ambulancës, 25-vjeçarja u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Ende po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./Euronews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!