×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria e shtyn gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore deri më 23 qershor

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 14:36

    Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar shtyrjen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore deri më datë 23 qershor.


    Me 91 pro, 5 kundër dhe 36 abstenim, u miratua vendimi i Qeverisë për shtyrë masat deri në fund të qershorit për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

    Edhe pse pati mjaft debate në këtë pikë, e ku një pjesë nuk ishin dakord me shtyrjen e këtij afati, deputetët votuan.

    Kësisoj, deri në 23 qershor do të jetë Gjendja e Jashtëzakonshme, çka nënkupton se nuk mund të ketë as aksione politike, as pranvera kuqezi, apo zgjedhje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!