Shqipëria do të presë vitin e ardhshëm samitin e radhës të Komunitetit Politik Evropian.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Budapest për të marrë pjesë në punimet e këtij samiti.
“Po marrim stafetën për takimin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian në Shqipëri, gjysmën e parë të vitit që vjen. Ka shumë gjëra për t’u diskutuar. Ndryshimi i klimës është i kudogjendur dhe në krye të përparësive të vendeve evropiane. Jemi krenarë ta mirëpresim këtë takim”, tha Rama, shkruan A2 CNN.
“Po marrim stafetën këtu për takimin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian në Shqipëri gjysmën e parë të vitit që vjen, dhe sigurisht ka shumë gjëra për të diskutuar. Ndryshimi i klimës është i kudogjendur dhe në krye të përparësive të vendeve evropiane, sigurisht, por ka edhe çështje të tjera për të diskutuar. Ne jemi shumë krenarë që të kemi mundësi që ta mirëpresim këtë takim”, tha Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.