Katër shqiptarë u gjetën të mbyllur në kuti kartoni në pjesën e pasme të kamionit. Ata kishin paguar 700 euro secili për të hyrë në mënyrë klandestine në Britani.
Rojet ndaluan kamionin i cili ishte nisur nga Frankfurti. Operacioni i zbulimit u krye më 22 maj 2017.
Kamioni ishte ndaluar në anën franceze dhe shoferit i ishte kërkuar që të hapte kutitë të cilat ishin të lidhura me një shirit blu. Brenda kutive policia zbuloi 4 shqiptarët, transmeton oranews.
Njëri prej anëtarëve të bandës tashmë është i arrestuar dhe ndodhet në proces gjyqësor.
Daily Mail e identifikon atë si Vladimir Tollumi, 39 vjeç.
Janë telefonatat që ai ka bërë të cilat e implikojnë në trafikun e klandestinëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.