×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqiptari masakroi gruan me levë, pastaj shkoi për të pirë kafe: Lajmëroni policinë se e vrava

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 10:34

    Lavdosh Sulaj, 56-vjeçari nga Vlora i cili ditën e djeshme masakroi me levë gruan e tij Laureta Sulo ka pranuar krimin në komisariatin e Vlorës.


    Ai ka rrëfyer se e kreu aktin e rëndë për shkak se dyshonte se bashkëshortja e tij e tradhtonte.

    Ngjarja e rëndë ndodhur mesditën e djeshme në Babicë të Vlorës, në banesën e çiftit.

    Burime për Report Tv, bëjnë me dije se pasi ka vrarë gruan ka shkuar në lokal i gjakosur, ka porositur një kafe dhe më pas u ka thënë të pranishme “lajmëroni policinë, se vrava gruan”.

    Çifti Sulo kishin bashkë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Konfliktet mes tyre ishin të shpeshta pasi 56-vjeçari prej kohësh dyshonte se bashkëshortja e tij e tradhtonte me një person.

    6 ditë më parë vëllai i autorit ka tentuar që të vrasë me çifte personin që dyshonte se ishte i dashuri i kunatës së tij, por pas arrestimit u lirua.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!