Shqiptari që i preu kokën shefit britanik kërkon t’i shpëtojë burgut përjetë

Një kamerier që i preu kokën shefit të tij me një thikë sepse “ashtu i tha Zoti të vepronte” po apelon dënimin e tij të përjetshëm. Jonathan Limani i preu kokën shefit Christopher Varian në Oxfordshire Golf Club në Thame në gusht 2010, disa javë pasi mbërriti në Britani.

Limani, shqiptar me pasaportë suedeze, sipas raportimeve vrau në mënyrë barbare Varian teksa viktima po pushonte për cigare.

Gjykatësi Anthony King i dha atij dënim të përjetshëm në Gjykatën e Kurorës së Oksfordit në vitin 2012. Më pas ai u vendos në spitalin psikiatrik të sigurisë së lartë Broadmoor, por më vonë u kthye në Suedi.

Por tani media suedeze po raporton se 44-vjeçarit i është refuzuar leja nga një gjyqtar në Gjykatën e Qarkut Örebro për ta kthyer dënimin e tij të përjetshëm në një afat të caktuar.

Norrtälje Tidning raportoi se mjekët nga Bordi Kombëtar Suedez i Mjekësisë Ligjore, Rättsmedicinalverket, thanë se Limani vazhdonte të përbënte një rrezik për shoqërinë – pavarësisht se ai me sa duket shprehu pendim për atë krim të tmerrshëm.