×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sot nis sesioni i ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë

    Reporteri
    05 Shtator 2022 | 10:01

    Sot nis sesioni i ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë.

    Në seancën parlamentare, e cila do të fillojë në orën 18:00 do të diskutohet ndër të tjera për nismat politike nga Partia Socialiste dhe Demokratike për ish-spiunët e sigurimit dhe dekomunistizimin.

    RENDI I DITËS

    Në mbështetje të urdhrit nr. 69, datë 2.9.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë:

    Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 21.7.2022, 24.7.2022 dhe 28.7.2022. (Neni 44, pika 2, i Rregullores)
    2. Njoftime për çështjet e depozituara në Kuvend. (Neni 44, pika 3, i Rregullores)

    3. Njoftim për programin e punës së Kuvendit për periudhën 5 shtator – 14 tetor. (Neni 26 i Rregullores)

    4. Njoftim për kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 5 shtator – 30 shtator. (Neni 27 i Rregullores)/abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!