Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE pritet që sot të japin vendimin për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Duket se fati i vendit tonë tashmë është përcaktuar, pasi një prej vendeve të BE si Holanda ka votuar në Parlamentin e saj kundër hapjes së negociatave. Nga ana tjetër ekziston një dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut, e cila mund të ndahet nga Shqipëria në këtë proces.
Ministri i Jashtëm shqiptar Gent Cakaj pret një përgjigje pozitive për të dy vendet.
Ai përjashton kategorisht mundësinë e ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, duke theksuar se kjo e fundit ka përmbushur të gjitha kushtet.
Vendimi do të merret gjatë samitit që do të zhvillohet sot në Luksemburg. Para nisjes drejt Luksemburgut, shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini bëri thirrje për një vendim pozitiv për dy vendet, si vlerësim për reformat e ndërmarra.
Megjithatë, sipas Deutsche Welle vendimi pritet të shtyhet për në shtator të këtij viti, pas vendimit të qeverisë së Holandës që e konsideron hapjen e negociatave për Shqipërinë si të parakohshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.