×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sulmi në uzinën e armëve në Gramsh, media ruse: Një nga personat e arrestuar sulmoi ushtarët shqiptarë

    Reporteri
    21 Gusht 2022 | 12:17

    Një dië më parë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Grmash ku dy rusë dhe një ukrainas sulmuan dy ushtarë shqiptarë në uzinën e armëve. Ndërkohë kjo ngjarje është raportuar edhe në median ruse.

    The Moscow Times, shkruan se një nga personat e arrestuar dyshohet se sulmoi rojen teksa përpiqej të fotografonte fabrikën e Gramshit e cila përdoret për çmontimin e armëve të vjetra.

    “Dy ushtarët shqiptarë të plagosur u dërguan në spitalin e Tiranës pasi pësuan lëndime në sy. Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se tre personat ishin “të dyshuar për spiunazh”.

    Policia ushtarake, së bashku me agjencitë e inteligjencës dhe antiterrorizmit, shkuan në vendngjarje për të hetuar ngjarjen. Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009”, thuhet në artikullin e medias ruse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!