×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Sulmi në uzinën e armëve, reagon Presidenti Begaj: Të parandalohet çdo situatë që cënon sigurinë kombëtare

    Reporteri
    21 Gusht 2022 | 9:59

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në uzinën e armëve në Gramsh, ku u lënduan dy ushtarë shqiptarë nga 2 rusë dhe një ukrainas.

    Begaj thotë se po e ndjek me vëmendje rastin dhe është në komunikim me strukturat e sigurisë dhe FA të cilët i inkurajon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e situatave që cënojnë sigurinë kombëtare.

    Presidenti i shpreh mirënjohjen edhe dy ushtarëve shqiptarë, Albi Bici dhe Ardian Xhaka.

    “Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me shumë vëmendje. Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj dhe mbështes për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare . Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë!”– shkruan Presidenti Begaj.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!