×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Të dënuar për përdhunim dhe trafik droge, arrestohen në Rinas tre persona të shpallur në kërkim

    Reporteri
    09 Dhjetor 2024 | 19:16

    Policia kufitare ka arrestuar, me qëllim ekstradimi në Turqi dhe në Gjermani, 2 shtetas turq, të dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë dhe prodhim/shitje narkotikësh, si dhe një shqiptar të dënuar me 5 vite burg.

    Si rezultat i verifikimeve dhe intervistimeve në hyrje/dalje, u arrestuan provizorisht shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

    Burak Kara, 38 vjeç, i cili u ndalua në hyrje të Shqipërisë, pasi është dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Mesinit, Turqi, me 8 vjet e 4 muaj burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga dënimi, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 6 muaj e 21 ditë burgim.

    Po ashtu Metehan Tutungu, 25 vjeç, u ndalua në dalje të Shqipërisë, pasi është dënuar në vitin 2023, nga Gjykata e Aschaffenburg, Gjermani, me 6 vjet e 6 muaj burgim, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

    Gjithashtu po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është kapur dhe vënë në pranga shtetasi Orgen (Mariglen) Bushpreni, 40 vjeç, banues në Laç. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!