×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Të hënën protesta e radhës për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë

    Reporteri
    04 Gusht 2022 | 20:54

    Protesta e radhës për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë, do të zhvillohet të hënën e 8 gushtit te godina para Kryeministrisë.

    Lajmin e bëri të ditur avokati dhe aktivisti, Altin Goxhaj teksa po mbante fjalën e tij gjatë mbylljes së protestës së sotme.

    Goxhaj u shpreh se nuk ka qenë ai organizatori i protestës, por se ka kontribuar në krijimin e një prej posterave që u përdorën sot.

    Protesta nisi fillimisht në orën 19:00 para godinës së Ministrisë së Mbrojtjes. Më pas, protestuesit u zhvendosën para Kryeministrisë ku ndezën qirinj për 7-vjeçaren.

    Protesta u përmbyll pasi protestuesit marshuan drejt Presidencës, pasi kërkuan reagim edhe nga presidenti Bajram Begaj./Euronews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!