×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tenderi i uniformave të policisë, arrestime në ministrinë e Brendshme

    Reporteri
    10 Korrik 2021 | 10:20

    Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me aksionin e zhvilluar në ministrinë e Brendshme për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.


    Bëhet me dije se me urdhër të SPAK, hetimet kanë nisur për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të këtij institucioni. Konkretisht janë arrestuar 8 persona dhe ndërsa një prej të dyshuarve është në arrest shtëpie.

    Nën hetim për disa muaj kanë qenë Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali.

    Tenderi me vlerë rreth 25 milionë euro është denoncuar nga opozita në SPAK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!