Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar pas ngjarjeve në KZAZ-në e Shkodrës ku zyrtarë të bashkisë dhe mbështetës të PD-së dogjën disa materiale zgjedhore ndërsa iu flaka një shkolle të këtij qyteti.
Në një reagim në Facebook, Topalli thotë se ku nuk është një reagim i duhur.
“Djegia e shkollës nuk është historia e Shkodrës. E kundërta eshte historia e këtij qyteti. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada. Një demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Një democrat i vertete nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet. Demokratet nuk kane patur frike ne ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat. Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e democracise. Partia demokratike lindi si enderr e lirise dhe e te drejtes me votu. Ai qe mendon se do pengoje te drejten e votes nuk eshte demokrat. Shqiptaret duan paqe. 3 milion shqiptare nuk mund te mbeten gjate peng te 4-5 vetëve”, shkruan Topalli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.