×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tensione në protestë, qytetarët përplasen me policinë: Hiqni kapelet, bashkohuni me ne

    Reporteri
    04 Gusht 2022 | 19:46

    Qytetarët në protestën që po mbahet në Shqipëri me moton “Nuk e vrau varka, por shteti”, janë përplasur me efektivët duke çarë kordonin e tyre.

    Me thirrjet: “Hiqni kapelet, bashkohuni me ne!”, “Çuçi jep dorëheqjen”, protestuesit e kanë zhvendosur kordonin e policisë në hyrjen e ministrisë.

    Situata ka sjellë dhe frikë te fëmijët e pranishëm që kanë nisur të qajnë. Përplasja ka zgjatur pak minuta, teksa policia është vendosur gardh për të mos lejuar avancimin e protestuesve.

    Protesta po zhvillohet para Ministrisë së Brendshme, e thirrur nga Shoqëria Civile nën moton: “Nuk e vrau varka, por shteti”.

    Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare Jonada Avdia, u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase, i cili më parë kishte mbajtur edhe postin e kreut të Komisariatit të Himarës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!