×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tentuan të futeshin në Uzinën e Gramshit, dalin pamjet kur rusët tentojnë të largohen me “Shevrolet”

    Reporteri
    21 Gusht 2022 | 11:46

    Tre shtetasit e huaj, dy rusë dhe një ukrainase që tentuat të futen ditën e djeshme në Uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh dhe që dyshohet se kanë qenë pjesë e një celule spiunazhi, kanë tentuar të largohen pas sulmit ndaj ushtarëve shqiptarëve. Por më pas janë arrestuar nga policia.

    Në pamjet e siguruara shihet se mjeti “Shevrolet” i rusëve, kthehet në rrugë me shpejtësi dhe tenton që t’i largohet policisë.

    Por pavarësisht përpjekjeve, Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin dje 25-vjeçari me inicialet A.T, janë arrestuar nga policia.

    Pas kapjes atyre iu sekuestruan dhe sende të dyshimta, pasi mendohet se janë bllokuar pajisje që përdoren për spiunazh.

    Ndërkohë pas arrestimit 3 shtetasit e huaj, që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, thanë se kishin ardhur për turizëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!