×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “TikTok do mbyllet”, Rama: Nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë, do na duhen 6-8 javë

    Reporteri
    30 Dhjetor 2024 | 12:54

    Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të tërhiqen nga vendimi që është marrë për mbylljen e TikTok në Shqipëri.

    Në konferencën e fundvitit që po mban me gazetarët, kreu i qeverisë tha se “nuk lëvizim nga vendimi i marrë”.

    “Ne nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë, dhe siç e kam paralajmëruar, është një vendim për implementimin e të cilit do të na duhet 6-8 deri javë sepse teknologjikisht është shumë e rëndësishme kjo kohë”.

    Njoftimi për mbylljen e platformës për një vit u njoftua disa ditë më parë në prezantimin e planit të ri të veprimit të sigurisë në shkolla. Kreu i qeverisë tha se pas një viti, do të shihet se si do të veprohet./abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!