×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tiranë: Arrestohet i dyshuari për krimin e rëndë ndaj familjarëve të ish-gruas

    Reporteri
    01 Mars 2023 | 19:43
    Ramazan Hutra

    Është arrestuar i dyshuari për krimin e rëndë në Paskuqan të Shqipërisë, ku mbetën të vdekur 2 persona dhe u plagosën rëndë 3 të tjerë.

    Mediat shqiptare raportojnë se Ramazan Hutra, ra në prangat e policisë në zonën e Sharrës.

    Lidhur me rastin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

    Çuçi tha se policia me këtë rast dëshmoi profesionalizëm.

    “Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale. Edhe njëherë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave!”, tha Çuçi.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!