×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Trafik droge me vlerë 8 milionë euro – Shkatërrohet grupi shqiptaro-italian, 15 të arrestuar

    Reporteri
    14 Janar 2025 | 10:54

    Policia italiane ka çmontuar një bandë shqiptaro-italiane, e cila merrej me trafik droge.

    Hetimet çuan në identifikimin dhe goditjen e një grupi, të përbërë nga 15 persona që jetonin në provinca të ndryshme italiane, përfshirë 5 në Reggio Emilia, të cilët kishin krijuar një bandë të dedikuar në trafikun e drogës.

    Sipas mediave italiane, grupi kriminal prej vitit 2020 importonte lëndë narkotike nga Shqipëria, Kosova, Ekuadori, Kolumbia dhe Holanda.

    Më pas lënda narkotike shpërndahej në Itali. Të paktën 23 kilogramë kokainë, 6 heroinë, 80 hashash dhe 240 marihuanë me një vlerë prej 8 milionë eurosh janë shitur në qytete të ndryshme italiane.

    Pjesë e grupit kriminal, sipas hetuesve, ishin dhe pjesëtarë të “Ndragheta-s”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!