×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Trafik lëndësh narkotike në Itali, kapët në Shkodër 40-vjeçari

    Reporteri
    03 Maj 2020 | 9:32

    Një 40-vjeçar nga Shkodra i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar. Sipas policisë, për shtetasin J.V., Gjykata e Milanos në Itali, në vitin 2018, ka lëshuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.


    “Nga strukturat e DVP Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit J. V., 40 vjeç, banues në Shkodër.

    Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, sipas njoftimit të dhënë e shpërndarë nga Interpol Roma”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në shtetin italian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!