×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tragjedi shqiptare: Tre persona ngelin në pus, vdesin për një pikë ujë

    Reporteri
    07 Maj 2020 | 10:14

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushnik të Beratit, ku tre persona kanë vdekur pasi u asfiksuan nga gazi në pusin e ujit të pijshëm.


    Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Dyshnik të Beratit, ku tre personat, Gentian Hoxha, Kamber Hoxha dhe Neim Hoxha, ishin futur në pus për ta pastruar atë, pro më pas ishin bllokuar.

    Të pajetë nga pusi u nxorën Gentian dhe Kamber Hoxha, por dëmtimeve nuk arriti t’i shpëtonte as Neim Hoxha.

    Mësohet se pusi ishte i familjes së Kamberit, i cili ishte futur dhe i pari. Ndërsa pas tij në ndihmë ka shkuar nipat Gentiani dhe Neimi, që gjithashtu kanë mbetur të bllokuar në pus.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!