Një tragjedi me shuarjen e 7 pjesëtarëve të një familje.
Oficeri i policisë në Tiranë në Thumanë të Fushë-Krujës u gjend për të kërkuar familjet e vëllait të tij, Albert Carës dhe xhaxhait.
Fatkeqësisht bilanci ishte mjaft i trishtë. Lëkundjeve të tmerrshme sizmike 6.4 ballë i shpëtuan vetëm vëllai i tij, Albert dhe vajza e xhaxhait, Lindita Cara. Nusja e vëllait me tre fëmijët e të fejuarën e djalit, nusja e xhaxhait dhe mbesa e saj u ndanë nga jeta në mënyrën më tragjike, nën rrënojat e një prej tre pallateve që u shembën totalisht në Thumanë, shkruan shqiptarja.com.
Kështu, humbën jetën
Tre vëllezërit Cara
Hasan Albert Cara
Almir Albert Cara
Erisa Albert Cara 25-vjeçe
Stela Cara (E fejuara e Almirit)
Nëna e tyre Fatmira Qazim Cara (bashkëshortja e Albert Carës, vëllait të oficerit të policisë)
Anthi Cara – nusja e xhaxhait
Sadajana Hysa Cara – Mbesa e (Anthi Carës, vajza e Lindita Carës)
Lindita Cara, vajza e xhaxhait të oficerit të policisë u shpëtua mrekullisht, teksa u nxorr e gjallë kur mund të kishte mbi 15 orë nën rrënoja. Ajo tashmë po merr trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Familja e Albert Carës jetonte në katin e 5 të pallatit të shembur në Thumanë. Ndërsa nusja e xhaxhait të tij, me vajzën dhe mbesën jetonin në katin e parë. Gjallë u nxorrën nga rrënojat vetëm Lindita Cara dhe Albert Cara, vëllai i oficerit të policisë. Xhaxhai i Albert Carës ishte ndarë më herët nga jeta për shkaqe natyrale.