Vazhdon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri.
Ka shkuar në 31 numri i viktimave.
Burrë e grua Pëllumb dhe Çelike Greku janë nxjerrë të fundit që janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat e banesave në Thumanë, raporton shqiptarja.com.
Ata kanë qëndruar për më shumë se 24 orë nën rrënoja ndërkohë që janë nxjerrë mëngjesin e sotëm pa asnjë shenjë jete.
Djali i tyre Saimir Greku u nxor i gjallë nga rrënojat por humbi jetën në spitalin e Traumës.
Ndërsa ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar të punuar që të nxjerrin edhe persona të tjerë që gjenden nën rrënoja, ku dyshohet se janë 25 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.