Dy ushtarë shqiptarë, të cilëve u ishte caktuar detyrë ruajtja e Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pasi të njëjtit janë përplasur fizikisht me 3 shtetas rusë, të dyshuar si agjentë.
Ushtarët shqiptarë kanë pikasur lëvizje të dyshimta tek 3 persona të cilët kanë tentuar të hyjnë fshehurazi në Uzinë, dhe janë afruar për t’i larguar.
Në momentin që janë afruar ka patur një përleshje fizike mes ushtarëve shqiptarë dhe tre rusëve, ku njëri prej tyre ka përdorur mjete djegëse (sprej) dhe ka lënë të lënduar ushtarët shqiptarë.
Këta të fundit janë dërguar në spitalin e traumës për trajtim mjekësor.
Sipas dëshmitarëve okularë, rusët kishin dy vite që silleshin vërdallë uzinës teksa mbanin edhe aparate fotografike e harta me vete.
Abcnews raporton se Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, ka konfirmuar se tre rusët janë arrestuar dhe po hetohen nga antiterrori.
Atyre u janë gjetur dhe sekuestruar mjetet fotografike, ku në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës.