×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Trupi i fundit u nxorr sot, mbi gërmadhat e hotelit në Durrës ngrihet flamuri kuqezi

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 16:40

    Këtë të enjte prej hotel ‘Mira Mares’ në Durrës u nxorr dhe trupi i fundit që gjendej nën gërmadha.


    Fatkeqësisht, trupi që doli në barrelën e forcave të shpëtimit ishte i mbuluar. Mbi të qëndronte trupi i pajetë i 41 vjeçarit Sotiraq Mishaj, viktima e 41 e tragjedisë që ka mbështjellë mbarë Shqipërinë.

    E teksa vendi iu largua dje zisë kombëtare, sot festa e Pavarësisë pak është festuar për shkak të tragjedisë. Sërish, mbi gërmadhat e hotelit që mori disa jetë shqiptarësh, sot është ngritur flamuri kuqezi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!